Lajme

Bosnja nuk është në armiqësi me Kosovën

Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve z. Agim Shahini u takua me z.Mensur Bektic Kryetarin e Odes Ekonomike te Punëdhënësve të Federatës BIH për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ku teme diskutimi ishte bashkëpunim ekonomik ne mes bizneseve te Kosovës dhe atyre te Bosnjës. Gjatë takimit u diskutuan për mundësit e reja ku z. Shahini i informoi për së afërmi për mundësit e bashkëpunimit dhe përparësitë e politikave investuese qe ka Kosova për investitorët e huaj.

Ai tha se bizneset e Kosovës me kënaqësi do të bashkëpunonin me bizneset e vendit tuaj po te mos të ishin disa pengesa që shteti i Bosnjës i ka vënë për Kosovaret ku e përmendi edhe vizat dhe lëvizjen e lire te qytetareve dhe mallrave kosovare ne shtetin e juaj.

Ai potencoi ndër të tjera se edhe me Serbin është arritur një progres te lëvizjes se lire kurse me BIH gjerat qëndroj statike. 

Kosova dhe Bosnja tradicionalisht kanë pas raporte të mira në mes popujve dhe asgjë të keqe nuk ka ndodhur mes kosovarëve dhe boshnjakeve që te kemi shumë barriera në mes dy vendeve tona. Bashkëpunimi ekonomik dhe politik mungon dhe për këtë nuk është fajtor Prishtina as bizneset dhe as institucionet tona por fajtorin duhet ta gjeni ne Sarajevë, tha ne fund Shahini. 

Kryetari i Odes Ekonomike te Punëdhënësve të Federatës BIH z. Mensur Bektic tha se jam I nderuar për këtë takim vëllazëror dhe për informatat që i mora lidhur me mundësit që Kosova I ofron për investitorët e huaj njëkohësisht dua të them se Bosnja dhe qytetarët e saj nuk janë në armiqësi me Kosovën përkundrazi ne kemi kaluar neper një histori te njëjte dhe të dhimbshme por kemi edhe një histori të përbashkët të bashkëpunimit në të kaluarën. 

Oda Ekonomike e Federatës BIH për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka më shumë se 50 mijë anëtare në gjithë territorin e Federatës BIH dhe jemi të interesuar që të depërtojë në tregun e Kosovës por njëkohësisht edhe prodhimet e Kosovës të kemi në tregun tonë për këtë do të angazhohemi të dy palët.  

Sa i përket problemit te lëvizjes se lire mes qytetareve të dy shteteve këtu nuk është bërë mirë nga asnjëra palë dhe ju e dini se në BIH Presidentet janë me konsensus dhe vendimet merren me konsensus gjë qe sa i përket vendimeve te palës boshnjake gjithmonë kemi konsideratë për ju dhe te mirëpritur nga ne me çdo dokument qe është valid nga institucionet e Kosovës por problemi qëndron tek përfaqësuesi i Serb i cili nuk pajtohet për lëvizjen e lire te kosovareve.

Ne do të ju mbështesim nëpër ambasadat tona që procedurat të thjeshtësohen sa ma shumë por vendimi është politik dhe I dëmshëm për të dy palët prandaj Kosovarët duhet ta heqin masën e reciprocitetit ndaj qytetareve te Bosnjës për lëvizje të lirë. 

Të dy palët u pajtuan që të kemi komunikime të shpeshta për harmonizimin e kërkesave të përbashkëta e që rrisin investimet dhe eksportet e prodhimeve nga dy vendet. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*