EkonomiToplajm

Borxhi i papaguar ndaj ATK-së ia mbyll 13 pika të derivateve “Al Petrolit”

Mospagesa e qirasë nga ana e kompanisë së derivateve të naftës, “Al Petrol”, ndaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka rezultuar me mbylljen e 13 pikave të karburanteve në gjithë Kosovën.

Kjo pasi kontrata që AKP-ja kishte me “Al Petrolin” ka skaduar më 31 gusht dhe nuk është vazhduar me arsyetimin se nuk janë paguar borxhet që ajo ka ndaj AKP-së.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo kompani ka qenë e obliguar që të paguajë qira mujore për këto 13 pika në vlerë prej 68 mijë eurosh, mirëpo në AKP nuk kanë treguar sesa është borxhi total që kompania ka ndaj saj.

“Al Petroli” ka bërë njoftim me shkrim se arsyeja e tërheqjes nga këto 13 pika është mosvazhdimi i kontratës së qirasë. Kjo kompani i ka borxh AKP-së dhe AKP-ja do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për arkëtimin e borxhit. 

Komentoni