Kosova

Borko Stefanovicit i pëlqen birra Peja, bënë reklamë

Ish anëtarit të delegacionit serb në bisedime Borko Stefaovicit po i pëlqejnë birrat e Pejës. Madje ai i ka bërë një reklamë përmes rrjetit Facebook, raporton Kosova.info.

Pas një emisioni televiziv në Mitrovicë ku ishte edhe Ramush Tahiri, ai në një kafeteri ku shkoi për të shijuar brendin e Kosovës, birra Peja. Pas postimit të kësaj fotoje shpërthyen komentet e ndryshme, ku shumica e përshëndesin, disa me nostalgji e kujtojnë birra Pejën, por pati edhe komente politike pretenduese rreth pronësisë së këtij brendi.

Për Borkon duket se ishte ditë e veçantë ku bashkë me kafe preferon të pijë birrë, por këtë herë të Pejës. Si duket i ka pëlqyer mjaft shumë. /KI/

Komentoni