Lajme

Bordi i RTK-së kërkon zgjidhje urgjente të pronës

Reagim i Bordit të RTK-së lidhur me gjendjen në Transmetuesin Publik pas vërshimeve të djeshme.

“Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) është i shqetësuar për gjendjen në hapësirat e RTK-së pas vërshimeve të djeshme dhe të disa ditëve më parë. Këto vërshime jo vetëm që janë duke e rrezikuar jetën e punëtorëve të RTK-së, por edhe transmetimin dhe pajisjet teknologjike.

Situata me të cilën është duke u ballafaquar RTK-ja është jo e zakonshme për një Transmetues Publik. Zgjidhja e çështjes se pronës së RTK-së është e domosdoshme dhe urgjente. Në këtë mënyrë, punonjësve në RTK përfundimisht do t’u mundësoheshin kushte normale dhe të merituara për punë.

Prandaj, Bordi i RTK-së kërkon nga Kuvendi i Republikës së Kosovës si themelues i RTK-së dhe institucionet tjera relevante ta trajtojë me prioritet çështjen e Pronës. RTK-ja, sikurse në të kaluarën edhe tani është e gatshëm që të jap kontributin e vet në këtë drejtim”, thuhet në reagimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*