Ekonomi

Bordi i AKP-së ftohet në Komisionin për Të Drejtat e Njeriut , Barazi Gjinore…

Komisioni për Të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga kryetarja, Lirie Kajtazi, pikë të rendit të ditës se sotme, ishte rishikimi i Planit te punës për vitin 2016. Plani është përkrahur me disa plotësime të vogla nga anëtaret e komisionit.

Anëtaret e komisionit janë pajtuar që përfaqësuesit e bordit te AKP-së ,të japin sqarimet e veta ne mbledhjen e komisionit, lidhur më çështjen e ish- punëtorëve të Ndërmarrjes Shoqërore “ Sharr-Sallonit “ nga Hani i Elezit. 

Kryetarja e komisionit zonja Kajtazi, i ka njoftuar të pranishmit se, Zyra për Qeverisje te mirë me 6 tetor, do të mbaje një konference për grupin LGBT, në temën: “ Pse nuk funksionojnë ligjet “, duke i sugjeruar anëtaret e komisionit që të marrin pjesë në këtë takim. 

Komisioni ka kërkuar informatë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit  Hapësinore dhe komuna e Obiliqit, lidhur me problemet infrastrukturore të fshatit Hade. /KI/

Komentoni