Lajme

Bombarduesit e ShBA-së fluturojnë mbi Korenë e Jugut

Dy avionë bombardues të ShBA-së kanë fluturuar për herë të dytë mbi Korenë e Jugut, që prej se Koreja e Veriut kreu teste të provës bërthamore më herët gjatë këtij muaji.

Njëri prej dy bombarduesve B-1B ka aterruar sot në bazën ajrore në ishullin Guam, që gjendet 120 kilometra nga kufiri me Korenë e Veriut.

Forcat ajrore të ShBA-së kanë thënë se ky fluturim ka pasur që qëllim shfaqjen e forcës së Shteteve të Bashkuara dhe se janë të angazhuar “të mbrojnë sigurinë e Gadishullit Korean dhe të rajonit”.

Fluturime të tilla janë të zakonshme kur ngritet tensionet në Gadishullin Korean.

Javën e kaluar, bombarduesit B-1B të ShBA-së fluturuan mbi Korenë e Jugut pasi Veriu kreu testin e pestë bërthamor më 9 shtator, që njëherësh ishte më i fuqishmi.

Më 20 shtator Pheniani ka thënë se ka kryer me “sukses” testin e një motori të ri për lansimin e satelitëve.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*