Sport

Boks: Donjeta Sadiku, kampione e Evropës

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, është kampione e re e Evopës për të reja. Në meçin final Sadiku ishte shumë më e mirë se rivalja e saj nga Ukraina, Maria Cherednichenko. Gjatë gjithë meçit Sadiku me goditje të nduarduarshme e dërrmoi në tërësi rivalen e saj, duke mos i dhënë mundësi të mendojë për fitore.

Në fund gjyqtarët me vendim unanim e shpallën fituese Donjeta Sadikun.

Meritat për këtë fitore në finale i takojnë edhe trajnerit të saj, Besim Brahimi, e cili gjatë gjithë meçit ishte aktiv, duke i dhënë instruksionet e duhura për boksieren e tij.

Komentoni