Lajme

Bllokohet faqja e internetit e REL në Krime

Faqja e internetit e Radios Evropa e Lirë në gadishullin ukrainas të Krimesë që është aneksuar nga Moska, është pjesërisht e bllokuar prej 1 gushtit.

Banorët vendës i kanë thënë REL se ata nuk kanë mundësi të kenë qasje në faqen e internetit të radios në Krime varësisht prej kompanisë që e ofron internetin. Bllokimi është duke ndodhur në pjesën veriore, qendrore dhe atë lindore të Krimesë.

Ende nuk ka një sqarim zyrtar për bllokimin as nga kompanitë që e ofrojnë internetin e as nga rregullatori rus i mediave, Roskomnadzor.

Në muajin mars, autoritetet ruse e kanë bllokuar faqen e internetit të Radios Evropa e Lirë për një ditë, duke thënë se përmban materiale me “informacione ilegale” pa dhënë ndonjë detaj për çfarë saktë bëhej fjalë.

Rusia e ka aneksuar ilegalisht Krimenë nga Ukraina në mars të vitit 2014.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*