Kosova

Bllokohen autobusët nga Kosova të hyjnë në rrugën Pavarësia në Durrës (Video)

Operatorët turistikë përgjatë vijës bregdetare të Durrësit kërkojnë që Bashkia të lejojë autobuzët me pushues nga Kosova të hyjnë në rrugën Pavarësia.

Bashkia ka vendosur të mos i lejojë këta autobuzë të kalojnë e të parkojnë në këtë rrugë me argumentin se krijohet kaos në trafik. Por sipas operatorëve ky vendim po dëmton turizmin, pasi pushuesit ndërrojnë destinacion dhe po e braktisin bregdetin e Durrësit për shkak të kësaj anomalie.

Edhe vetë pushuesit kosovarë shprehen të pakënaqur me këtë vendim, ndërsa thonë se do ta braktisin bregdetin e Durrësit nësë vijon kjo situatë kaotike.

Pushues kosovar: “Bëjmë 5 orë rrugë nga Kosova për të ardhur me pushime ndërsa shteti i Shqipërisë na pengon që të shkojmë në plazh duke na kthyer mbrapsht.”

Ky vendim i Bashkisë është marrë që në hartimin e projektit për rikonstruksionin e rrugës Pavarësia./oranews/

Komentoni