Kosova

Blic: ShBA ka dy probleme me Serbinë

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, amerikan Kyle Randolph Scott, ka folur për marrëdhëniet SHBA – Serbi.

“Marrëdhëniet amerikano-serbe janë dhe mbeten të mira. Mospajtime ka gjithmonë. Aty gjithsesi është çështja e Kosovës, si për Serbinë ashtu dhe për shtetet tjera që nuk e njohin Kosovën. Ky është njëri nga shkaqet e mospajtimit”, ka theksuar ambasadori Kyle Randolph Scott, raporton gazeta serbe “Blic”.

Sipas tij, kujdesi për qytetarët amerikanë doemos është njëra nga detyrat kryesore të Ambasadës së ShBA-së.

“Kur policia serbe vret qytetarët tanë e neve na premtohet se vrasësit do t’i dorëzohen drejtësisë, e kjo nuk ndodh, ky gjithsesi se është problem”, ka theksuar ai, duke kujtuar rastin e pazgjidhur të vëllezërve Bytyçi.

Megjithatë, sipas tij, marrëdhëniet ShBA-Serbi janë të mira dhe po bëhen gjithnjë e më të mira si në planin ndërqeveritar, ashtu dhe në atë afarist. 

Komentoni