Lajme

Blero të mërkurën lanson “Ndal”, projektin e ri të tij

Këngëtari Blerim Muharremi, publikoi një varg këngësh gjatë kësaj vere.

“Jar na na”, “Asniher” dhe këngën që solli para dy muajsh me Muharrem Ahmetin, “Për ty”, s’do t’i ketë të vetmet në këtë bagazh.

Prive ka mësuar vesh se ai po përgatit këngën e re për datën 19 korrik, që korrespondon me ditëlindjen e këngëtarit.

Sipas Bleros, kënga e re që quhet “Ndal” synon t’i kapë masat pasi që është shija e shumicës së kosovarëve.

Kjo është një dhuratë për fansat e tij, pikërisht për ditëlindjen e 39-të. /Prive/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*