ShowBiz

Blero sjell baladën e re “Mbylli sytë”

Që Blero po rikthehet furishëm në skenën muzikore, këtë gjë e kemi bërë të ditur para pak ditëve. Ai po rikthehet me një baladë me këngëtaren Albulena Ukaj. Kënga e tyre e cila pritet të publikohet së shpejti quhet “Mbylli sytë”, raporton Kosova.info.

Kënga është e punuar me mjeshtri nga Prygo, në studion e këngëtarit Blero. Duket që Blero e ka shkruar edhe tekstin e këngës që do të jetë një baladë ritmike dhe trajton temën e dashurisë.

“Mbylli sytë” do të mund ta dëgjojmë brenda pak javëve. /KI/

Komentoni