ShowBiz

Blero dhe Afrona, bashkë dhe të dashuruar edhe në “fluturim” (Foto)

Këngëtari Blero dhe e fejuara e tij Afrona Dika, janë ndër çiftet më të përfolur në mediat rozë.

Tash e disa vite ata janë të lidhur së bashku, ndërsa kanë rrëmbyer zemrën e shumë prej fansave në rrjetet sociale.

Sezona e verës ndoshta e ngarkuar pak për Bleron, mirëpo këngëtari gjen gjithmonë kohën e duhur për të shpenzuar me familje.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet bashkë me Afronën në një “fluturim” me litar.

Dyshja duket të kenë kaluar çaste të ëmbla pranë njëri-tjetrit, përderisa kjo vërehet edhe nga buzëqeshja në fytyrat e tyre.

 

Komentoni