Sport

Bleona, bukuroshja drenicase e rrjetës

Bleona Kadriu është bërë pjesë e historisë së volejbollit kosovar, duke u paraqitur në ndeshjet e para ndërkombëtare si në nivel të përfaqësueses ashtu edhe në nivel të klubeve.

Volejbollistja nga Skenderaj tashmë e di se çka kërkohet për sukses në arenën ndërkombëtare dhe ajo është e vendosur për të drejtuar skuadrën dhe përfaqësuesen drejt sa më shumë fitoreve në gara të Federatës Evropiane të Volejbollit (CEV), shkruan sot “Koha Ditore”.

Kadriu ishte pjesë e rëndësishme e përfaqësueses U-19 të Kosovës që në janar të këtij viti u paraqit në raundin e parë të kampionatit evropian. Kosova përfundoi e dyta në grup dhe nuk ia doli të kalojë në raundin e dytë, por paraqitja e saj u vlerësua e suksesshme.

Në ndeshjen e parë, Kosova fitoi me rezultatin 3:0 në sete ndaj Izraelit, por më pas pësoi me rezultat të njëjtë nga Ukraina dhe kështu nuk vazhdoi garimin tutje. Kontribut në fitoren historike ndaj Izraelit dha edhe Bleona Kadriu, që ngadalë po shndërrohet në një prej volejbollisteve më të mira në vend.

Bleona, bukuroshja drenicase e rrjetës

Komentoni