Lajme

Bjellorusi: Një person me sëpatë e vrau një femër

Një person i ri i armatosur me sëpatë dhe sharrë elektrike i ka sulmuar njerëzit në një qendër tregtare në kryeqytetin Minsk në Bjellorusi, duke e vrarë një femër dhe plagosur një tjetër.

Zyrtarët i thanë programit për Bjellorusi të Radios Evropa e Lirë se sulmi i djeshëm ka ndodhur në qendrën tregtare Europa në Minsk.

Më vonë policia e ka arrestuar të dyshuarin, që është përshkruar si 17 vjeçar, shtetas bjellorus.

Policia tha se videoincizimet e kamerave vëzhguese tregojnë se sulmuesi e kishte sjellë sëpatën dhe sharrën elektrike në një çantë për kitarë.

Autoritetet thanë se gruaja e plagosur, 46 vjeçare, po trajtohet në një spital në Minsk, pasi ishte goditur me sëpatë në krah dhe gjoks.

Policia nuk ka bërë komente të menjëhershme për motivet e të dyshuarit për këtë sulm.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*