Kosova

Bie niveli i ujit në Badoc, mund të ketë reduktime

Ndonëse jemi në stinën e dimrit, në vend ka mbizotëruar mot kryesisht i butë.

Ditët e para të muajit janar, krahasuar me vitin e kaluar, nuk kanë qenë të ftohta, raporton “038” i KTV-së.

Të reshurat kanë munguar, çka ka ndikuar që të bjerë niveli i ujit në të dy liqenet, atë Batllavës dhe Badocit.

Rënia e nivelit të ujit në këtë liqe mund të ndikojë në furnizimin me ujë të pijshëm, thonë në Ujësjellësin Rajonal të Prishtinës.

Sipas tyre, gjendja në Liqenin e Badocit, nuk është e mirë, krahasuar me Liqenin e Batllavës.

Megjithatë, nga Departamenti Meteorologjik në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, thonë se pritet që reshje atmosferike të ketë javët e ardhshme.

Ndërkohë, nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” kanë bërë thirrje te qytetarët që të kursejnë ujin, në mënyrë që të evitohen reduktimet.

Edhe me ndërtimin e fabrikës së ujit në Shkabaj, Liqeni i Badocit vazhdon të luajë rol të madh në furnizimin e qytetarëve me ujë në Prishtinë.

Komentoni