Lajme

Bie nga kati i 26 për i bërë përshtypje vajzës!

Një i ri ka rënë nga kati i 26, duke u përpjekur për ti bërë përshtypje një vajze. Ai është transferuar në spital, me lëndime të rënda trupore por gjendja e tij është stabile.

Aksidenti i pazakontë ka ndodhur dje pasdite në Siberi, kur gjashtëmbëdhjetë vjeçari ra nga kati i 26, ku ishte me të dashurën në apartament.

I riu nga Novosibirsk, sipas mediave, kërceu mbi parmakët e tarracës duke tentuar të kapet në to. Por ai nuk arriti dhe ra nga një lartësi e madhe. Rënien e tij e zbuti një makinë që ishte parkuar para ndërtesës dhe i riu pësoi thyerje te shumta.

“Ai ka lindur nën yllin me fat. I janë thyer kraharorët dhe dora ndërsa ka lënduar veshakët dhe mushkëritë, por është në gjendje stabile”, tha një polic.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*