Bie bora e parë në Kosovë

Alpet shqiptare janë zbardhur nga bora që ka rënë sot në mëngjes.

Meto Kosova njofton se kjo njëherazi është bora e parë në sezonin e vjeshtës për këtë vit.

Po ashtu, reshje bore ka pasur edhe në Brezovicë.

Sipas disa pamjeve të publikuar në rrjetet sociale reshjet e borës po vazhdojnë gjatë ditës.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

IHK njofton se reshjet më të theksuara priten të regjistrohen në juglindje dhe veriperëndim të vendit, derisa pjesët tjera të territorit parashihen të kenë reshje të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Go to TOP