Kosova

Besim Muzaqi paraqiti 33 zotimet e LVV-së për Vushtrrinë

Vushtrria është qyteti më i vjetër në Kosovë. Rëndësia e saj historike e kulturore është e jashtëzakonshme. Por, pushtetarët përherë kanë injoruar këtë fakt dhe secilën herë e më shumë kanë kontribuar për degradimin e këtij qyteti në të gjitha aspektet.

Duke pasur model qeverisjen në nivelin qendror, pushteti në Vushtrri u zhyt thellë në krim dhe korrupsion, ndërsa e thelloi Vushtrrinë në papunësi e varfëri, dhe gjithë kjo rezultoi me humbje të shpresës për zhvillim.

Vushtrriasit sot përballen me probleme elementare. Mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e kanalizimeve, arsimi jokualitativ, shëndetësia e dobët, bujqësia e pazhvilluar e shërbimet jocilësore në Komunë, përbëjnë përditshmërinë e qytetarëve të Vushtrrisë.

Por, kjo gjendje aq e rëndë, në vazhdimësi ka rritur etjen për ndryshim, e rrjedhimisht ka shkaktuar rritjen e VETËVENDOSJE!-s. Kurse, Lëvizja VETËVENDOSJE! duke qëndruar gjithnjë pranë qytetarëve, është përgatitur për këtë ndryshim, dhe zotohet t’iu japë zgjidhje problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e Vushtrrisë. Më në krye kandidatin për kryetar, Besim Muzaqi, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka listuar prioritetet për këtë komunë dhe ka prezantuar 33 zotimet që do t’I realizojë brenda mandatit katërvjeçar, të cilat do ta mundësojnë kthimin e shpresës ndër qytetarë.

Muzaqi, paraqiti këto zotimet për këtë komunë. Ujë të pijshëm 24 orë për qytetin dhe fshatrat – shtrirja dhe përmirësimi i rrjetit; arsim parashkollor publik falas, lidhja e shkollimit të mesëm profesional me prodhuesit dhe ndërmarrjet artizanale; rritja e buxhetit për bujqësi, përkrahja e fermerëve; vendosja e linjës së transportit publik urban; Banimi social përmes bonuseve ndërtimore; tregu i gjelbër dhe tregu mobil në lagje; janë disa nga zotimet që ka shpjeguar para publikut kryetari i ardhshëm i Vushtrrisë. /KI/

Komentoni