Lajme

Besim Hasani: Të festojmë të gjithë për pjesëmarrjen në lojëra olimpike

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, deklaroi në lajmet qendrore të RTK-së, se e gjithë Kosova duhet të festojë pjesëmarrjen e vendit në lojërat olimpike.

“Është një festë e veçantë ku duhet festuar të gjithë, sepse është hera e parë për shtetin tonë pjesëmarrja në këto lojëra”, tha ai.

Sipas tij, shtetet tjera janë pjesëmarrëse qe 122 vjet.

Edhe këshilltari i presidentit Thaçi, Artan Behrami deklaroi se të gjithë duhet t’i gëzohemi pjesëmarrjes së vendit në lojërat olimpike.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*