Lajme

Berisha: Shtëpia ime në Tropojë ishte bazë e UÇK-së

Ish- kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës me Ermal Mamaqin tha se shtëpia e tij në Tropojë ka qenë bazë e UÇK-së.

A ke bërë ndonjëherë sherr kur ke qenë i ri?

Në tërësi jo. Në lojëra kam qenë i kufizuar. Kam qenë i pasionuar pas notit. Se më pyete pse. Në Tropojë ka lumenj. Shtëpia ime është në mes dy lumenjve, dhe një lum tjetër është më përtej.

Ajo shtëpi që shumë anëtarë të PD shkojnë dhe bëjnë foto?

Po ajo.

Është bërë muze ajo?

Jo. Po e rindërton djali. Ajo ose duhet rrafshuar fare ose duhej rindërtuar. Sepse u dëmtua shumë gjatë luftës së Kosovës. Ajo u përdor si bazë e UÇK-së. Serbët e kanë gjuajtur me mortaja 127-çe sepse donin ta rrafshonin. Predhat nuk ranë anash ndaj edhe ajo shpëtoi.

Pra e keni dhuruar për kauzën e UÇK-së shtëpinë tuaj?

Me shumë kënaqësi.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*