Kosova

Berisha në Vatikan: U pajtuam për intensifikim të bashkëpunimit

Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Vatikan është pritur nga nënsekretari për marrëdhënie me shtetet, Monsinjor Antoine Camilleri.

“Sot, në Sekretarinë e Vatikanit jam pritur nga Nën-Sekretari për Marrëdhënie me Shtetet, Monsinjor Antoine Camilleri. Në emër të qeverisë së Kosovës i kam shprehur falenderimet për kontributin e vazhdueshëm që Vatikani ka dhënë për popullin e Kosovës”, ka shkruar Berisha në Facebook.

“Jemi pajtuar për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, bën të ditur ai.

Komentoni