Kosova

Berisha kundër ekipit të unitetit

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka kundërshtuar idenë e formimit të ekipit të unitetit për dialogun Kosovë-Serbi.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë soji i kësaj logjike e ka sjellë Kosovën këtu ku është.

““Ekipi i Unitetit” ide për ta injoruar Kuvendin e Republikës si organin më të lartë kushtetues të vendit. Soji i kësaj logjike, Kosovën e ka pru këtu ku jemi! Kuvendi është i vetmi organ shtetëror që buron nga besimi i qytetarëve, në momentin që e injoron apo tejkalon këtë organ, atëherë keni injorua dhe tejkalua edhe qytetarin e këtij vendi”, ka shkruar Berisha.

Komentoni