Kosova

Berisha: Besimi në FSK po rritet, kjo forcë e gatshme për ushtri

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka thënë se gradimi i pesë ushtarëve nga radhët e komuniteteve, dëshmon edhe njëherë se besimi në FSK po rritet.

Berisha ka shtuar se me gradimin e tyre po dëshmohet po ashtu se FSK, është vend në të cilin bëjnë pjesë të gjitha etnitë e komuniteteve që jetojnë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Ai tutje ka deklaruar se me kapacitetet që tani ka, Forca e Sigurisë së Kosovës, është e gatshme të shndërrohet në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve brenda dhe jashtë vendit.

Komentoni