Rajoni

Beograd: Protestë për shkak të rrëzimit të ndërtesave

Mijëra vetë kanë marrë pjesë në një tubim në Beograd për të protestuar kundër shkatërrimit të ndërtesave, në kuadër të një projekti kundërthënës zhvillimor në breg të lumit Sava.

Kjo protestë është organizuar dje nga grupi i qytetarëve i njohur me emrin “Të mos fundoset Beogradi”.

Protestuesit kanë kërkuar ndjekje ligjore lidhur me shkatërrimin e ndërtesave në lagjen beogradase, Sava e Vogël, në muajin prill.

Ky grup i protestuesve dje është tubuar para ndërtesës së Administratës së Qytetit të Beogradit dhe pastaj kanë marshuar kah Zyra e Prokurorit shtetëror.

Vendi i shkatërrimit të ndërtesave është aty ku firmat ndërtimore të mbështetura nga shteti planifikojnë ndërtimin e një kompleksi të madh të zyrave në lumin Sava.

Protestuesit thonë se ky projekt zhvillimor do t’i shkatërrojë bizneset lokale dhe komunitetet. /rel/

Komentoni