Bota

Bën tatuazh me këna, shikoni se si i është infektuar krahu

Një vajzë 7-vjeçare pësoi djegje të tmerrshme dhe plagë pas bëri një tatuazh me këna gjatë një feste.

Madison Gulliver ishte në pushime në Egjipt kur babai i saj Martin e lejoi që të bënte një tatuazh të përkohshëm në krah.

Por pas pak kohësh filloi që të kishte djegje dhe dhimbje të mëdha. Ajo shkoi menjëherë në spital për të mjekur plagët dhe flluskat e krijuara në vendin ku ishte bërë tatuazhi.

Tatuazhet me këna të zezë përmbante nivele të lartë të lëndëve toksike në bojë, të quajtur paraphenilenediamine (PPD), që janë të paligjshme për tu përdorur në lëkurë.

Kjo lëndë toksike është e rrezikshme pasi përveç dhimbjes dhe plagëve të mundshme si reagim nga tatuazhi me këna ekziston rreziku për tu bërë i ndjeshëm ndaj PPD-së. Kjo do të thotë se nëse në të ardhmen do jeni përsëri në kontak me këtë PPD mund të keni një reagim alergjik shumë serioz.

Kjo i ndodhi një gruaje britanike në vitin 2012 pasi një reaksioni alergjik ndaj një ngjyrë të flokëve që ajo e kishte përdorur më parë , gjë që i shkaktoi vdekjen.

 

Komentoni