Kosova

Bëhet me kompjuterë shkolla “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj

Kryetari i Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se sot ka vizituar nxënësit e Gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj.

Veseli njofton se nga sot kjo shkollë është e pajisur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me Kabinet të informatikës.

Ai thotë se të gjitha shkollat e vendit tonë duhet të pajisen me kompjuterë dhe nxënësit ta kenë mundësinë e aktiviteteve praktike

“Nxënësit e Gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, nga sot janë me Kabinet të informatikës, të pajisur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Të gjitha shkollat e vendit tonë duhet të pajisen me kompjuterë dhe nxënësit ta kenë mundësinë e aktiviteteve praktike”, shkruan Veseli në Facebook.

Komentoni