ShowBiz

Bëhen publike pamjet nga dasma sekrete e Miranda Kerr (Foto)

Modelja e njohur e Victoria Secret, Miranda Kerr ka publikuar disa fotografi të dasmës së saj me themeluesin e rrjetit social Snapchat, Evan Spiegel.

Ceremonia e tyre ishte e fshehtë kyu morën pjesë vetëm 45 miq dhe familjarë. Ishte ndër dasmat më të përfolura, derisa vendosën të bënin publike pamjet për revistën prestigjoze Vogue.

“Sinqerisht, nuk mund të imagjinoja fustan nusërie më të bukur. Unë e kam dashur gjithmonë modën dhe kam qenë e lirë me pak stil bohemian. Në këtë periudhë, ky është stili që më tërheq më shumë dhe frymëzohem nga Grace, Audrey Hepburn e gjyshja ime, e cila është rreth 80 vjec dhe është shumë elegante” – tha Kerr.

34-vjeçarja dukej magjepsëse me një fustan të gjatë prej mëndafshi, ndërsa qëndronte krah partnerit që ishte veshur me kostum.

Komentoni