Kosova

BE: Sërbia ta ndryshojë Kushtetutën, shkak Kosova

Në kuadër të përgatitjeve për integrim në BE, Serbia duhet të bëjë ndryshime në Kushtetutën e saj. Këto ndryshime, që sipas ekspertëve juridikë, mund të jenë së paku dy elemente të cilat janë: çështja e Kosovës dhe garantimi i gjyqësorit të pavarur.

Ekspertët e fushës juridike në një forum të mbajtur në Beograd kanë dhënë vlerësime që kanë të bëjnë, veç tjerash edhe me çështjen e Kosovës.

Lidhur me Kosovën profesoresha e fakultetit Juridik në Beograd, Violeta Beshireviq, veç tjerash deklaroi se “ nuk ka pengesa që ne të formulojmë qëndrimin se ajo është pjesë e territorit tonë, që tani për tani nuk është nën qeverisjen tonë”, duke shtuar se “kushtetuta nuk është instrument me anë të së cilës do të mund të parandalohet shkëputja e paligjshme, por mund të shfrytëzohet për qëllime të brendshme politike”, informojnë mediat serbe.

Ndërkaq docenti i Fakultetit Juridik në Beograd, Tanasije Marinkoviq, ka deklaruar se mbase nuk është nevoja për ridefinimin e rregullores mbi Kosovën në Kushtetutë, duke shtuar se kjo mund të komentohet sipas nenit të dikurshëm të kushtetutës gjermane që parashihte bashkimin e të dy vendeve.

Komentoni