Kosova

BE nuk përcakton kushtet dhe kornizat kohore për anëtarësimin e Kosovës!

Strategjia e zgjerimit të Komisionit Evropian e paralajmëruar për 7 shkurt, është një ngjarje kryesore këtë vit për vendet e Ballkanit perëndimor. Kjo strategji do të mbështetet në zbatimin e “fuqisë së butë të Evropës” me qëllim të stabilizimit të rajonit. KE thekson se “partnerët në Ballkanin perëndimor kanë mundësi historike” dhe se “për herë të parë perspektiva e anëtarësimit të tyre ka kornizën më të mirë kohore”. Zgjerimi duket sipas formulës 2+2+2, ku në grupin e dytë është Maqedonia dhe Shqipëria ndërsa në fund Bosnja dhe Kosova. Teksa BH përpiqet të merr statusin e kandidatit për BE, Kosova po shqyrton mundësin e procedimit të kërkesës formale për atë status, shkruan Kosova.info.

Mali i Zi dhe Serbia janë në shkallën më të lartë të perspektivës evropiane dhe se u kërkohet të bëjnë reforma dhe zgjidhjen e kontesteve që të jenë të gatshme për anëtarësim më 2025. Ndryshe nga Serbia, Kosova mbetet në fund të këtij procesi të zgjerimit dhe në dokument nuk ofrohen as kushte as afate kohore. Komisioni Evropian në prill gjithashtu do të publikojë raportin e rregullt për progresin e vendeve aspiruese nga Ballkani. “Gjatë tetë apo nëntë muajve do të vendosim si të vazhdojmë me çdonjërën nga këto vende”, tha zëdhënësi i kryetarit të KE Zhan Klod Junker.

Vendet e tjera të rajonit, me të drejtë apo jo, ndihen të shtyrë në plan të dytë. Nga disa vende anëtare paralajmërohet se një situatë e tillë mund të sjellë, jo deri te ndjenja pozitive për garë, por deri te jo stabiliteti eventual në rajon. Kësaj duhet shtuar edhe rezistenca ende prezente e disa vendeve anëtare kur është fjala për kornizat kohore të procesit, e që u diktohen qëndrimet nga ndikimet e ndryshme nga brenda dhe jashtë.

Dy nga kapitujt e hapura të Serbisë ai 6 që ka të bëjë me të drejtën e kompanive dhe atë 30 në kuadër të së cilës flitet për raportet e jashtme tregtare. Të dy kapitujt janë të rëndësishëm për vendosjen e standardeve evropiane në ambientin afarist në Serbi, por edhe potencialin e atij vendi në fushën e tregtisë kur në fund të procesit të anëtarësimit bëhet pjesë e bllokut më të madh tregtar në botë. Serbia me harmonizimin dhe pranimin e rregullave ekzistuese tregtare të BE përmes negociatave në kapitullin e 30 duhet të shkëpusë marrëveshjet e deritashme bilateral pa doganë që ka me vendet e treta, përfshirë edhe Rusinë. Kjo e fundit vazhdon ti jep mbështetje Serbisë në bllokimin e deritashëm të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Në këtë moment Beogradi zyrtar nuk e komenton këtë kusht por thekson se po vijnë vitet e negociatave për këtë kapitull. Serbia të gjitha kapitujt duhet ti mbyllë deri më 2023, ndërsa deri në fund të 2019 duhet të arrijë marrëveshje obliguese për normalizimin e raporteve të Beogradit dhe Prishtinës që është e një rëndësie kyçe për BE perspektivën edhe të Beogradit edhe Prishtinës.

BE po përgatitet që të përcaktojë 2025 si afat të fundit për valën e radhës së zgjerimit, por që kontestet lokale në Ballkan mund të shtyjnë procesin. “BE nuk mundet dhe nuk do të importojë konteste bilateral. Andaj të gjithë partnerët në Ballkanin perëndimor për të cilët është fjala duhet sa më parë ti zgjidhin”, shkruan në dokument të cilëve u propozohet që çështja e kufijve të zgjidhet me arbitrazh ndërkombëtare, përshembull në Hagë dhe që secili vendim të jetë “obliguese dhe përfundimtare” dhe “respektuar plotësisht”. Në këtë pikë Kosova duhet sa më parë të zgjidhë problemin me demarkacion me Mali i Zi të cilën ende nuk e ka ratifikuar. Por pas kësaj duhet edhe me Serbinë.

Në dokument nuk përmendet “gjashtë shtete” por gjashtë partner për shkak të Kosovës të cilën ende nuk e kanë njohur pesë anëtare të BE.

Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova deri më 2025 ‘po ashtu duhet të arrijnë progres në rrugën evropiane. Bosnja përpiqet të merë statusin e kandidatit për BE derisa Kosova po shqyrton të procedojë kërkesën formale për atë status. Problemet e Kosovës shkojnë më tej nga Serbia, sepse pesë anëtarët e BE po ashtu nuk kanë njohur pavarësinë e saj.

Megjithatë dilemë paraqet zgjerimi i BE marrë parasysh mekanizmat e vendimmarrëse ku marrin pjesë gjithë 27 anëtarët që mbetet joefikase, sepse ato nisen para se gjithash nga interesat nacionale dhe teknikisht nuk është e mundur pranimi as I vendeve siç është Zvicra dhe Norvegjia pa reforma gjithëpërfshirëse të institucioneve të BE, thotë Volfgan Petric ish përfaqësues i lartë ndërkombëtar në BE dhe i dërguar i BE për Kosovë.

Planet e Junker përfshijnë edhe kontestin e aktivitetit të shtuar rusë, sepse siç thuhet në dokument, “Rusia ka vërshuar Ballkanin me media me propagandën anti BE dhe po nxit nacionalizmin serb në marrëveshjet për armatim. BE me “fuqinë e butë” ka ndërmend të ardhmen të ndikojë në më shumë stabilitet në Ballkanin perëndimor”, ka thënë shefi i kabinetit të Komesionerit Evropian për Zgjerim Johanes Han. Me “forcën e butë” BE nënkupton nxitjet ekonomike, përmirësimin e dialogut në mes aktorëve politik, si dhe nxitjen e demokracisë dhe bashkëjetesës së përbashkët sociale të kulturave, besimeve dhe gjuhëve të ndryshme.

Një tjetër sfidë për vendin sidomos në fushën e lobimit aktiv ka të bëjë me mungesën e statusit të kandidatit për në BE. Kjo për faktin se me planin e ri të gjitha vendet që kanë këtë status, Serbia dhe Mali i Zi do tu lejohet pjesëmarrjes në formën e vëzhguesit të heshtur në punën e Këshillit të Ministrave të BE, edhe pse me pa ta drejtë vote, ata mund të shprehin mendimet e tyre.

Samiti i ardhshëm për Ballkanin perëndimor do të mbahet më 18 maj në Sofje, 15 vite pas Samitit të Selanikut, kur anëtarët e këtij blloku për herë të parë kanë premtuar se rajonin do të pranojnë në radhë të tyre. (I.K)/KI/

Komentoni