Lajme

BE mirëpret marrëveshjen e tabelave, kërkon negociata për telekomin

Bashkimi Europian ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për tabelat mes Kosovës dhe Serbisë, derisa ka bërë thirrje për nisjen e bisedimeve për telekomin, asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe energjinë.

“Bashkimi Evropian mirëpret të arriturat e bisedimeve të sotme dhe këshillon palët që të vazhdojnë progresin në gjitha punët e mbetura, veçanërisht për Telecomin, Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe në energji”, thuhet në njoftimin e Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit.

“Sa i përket telekomit, ka pasur bisedime dhe progres në elementet kyçe të implementimit. Palët janë pajtuar që të vazhdojnë bisedimet më 26 shtator në Bruksel nën mbikëqyrjen e BE-së”, thuhet në njoftim.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*