Kosova

BE mirëpret dekretimin e gjyqtarëve serbë në gjyqësorin e Kosovës

Bashkimi Evropian ka mirëpritur dekretimin dhe betimin e sotëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë para Presidentit Thaçi.

Përmes një deklarate të lëshuar në faqen zyrtare të BE-së nga zëdhënësja Maja Kocijancic, thuhet se integrimi i sotëm i gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ në gjyqësorin e Kosovës shënon zbatimin e marrëveshjes së drejtësisë të arritur në shkurt 2015 nën dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Një përfaqësues i integruar gjyqësor i të gjitha komuniteteve në Kosovë është një element kritik për të siguruar drejtësinë në emër të të gjithë popullsisë.

Një gjyqësor i integruar do të lejojë një zbatim uniform të ligjit të Kosovës në të gjitha Gjykatat Themelore të Kosovës dhe nga të gjitha prokuroritë e Kosovës”, njoftohet përmes komunikatës.

Tutje, BE konsideron se një gjyqësor përfaqësues dhe një zbatim uniform i ligjit të Kosovës, do të sundojë më tej ligjin si një shërbim publik kyç dhe një nxitje kritike për rritjen ekonomike dhe investimet.

Komentoni