Kosova

BE kërkon plotësimin e dy kushteve për liberalizim të vizave

Shefja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka përsëritur sot se BE-ja kërkon plotësimin e dy kushteve, demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimin e krimit e korrupsionit në mënyrë që të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Apostolova këto komente i bëri në takimin me grupin parlamentar të PDK-së.

“Ne jemi kemi këtu me të dy kushtet dhe kjo është e vërteta”, ka thënë Apostolova.

Ndryshe, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova nga sot ka filluar një seri takimesh me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare të PDK-së, Vetëvendosjes, LDK-së, AAK-së, Listës Serbe, Nismës, 6+ dhe grupin e grave.

Qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me agjendën evropiane.

Komentoni