Lajme

BE-ja ia thotë troç Serbisë:Për Trepçën bisedohet nëse pajtohet Kosova

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë se është e nevojshme që edhe Beogradi edhe Prishtina të pranojnë që çështja e Trepçës të futet në rend dite në dialogun e Brukselit.

Ajo ka theksuar se kjo është çelës që për këtë çështje të mund të bisedohet në Bruksel ndërmjet dy vendeve, transmeton lajmi.net.

Ajo për Tanjug ka thënë se parimi i dialogut është i qartë. “Qe për një çështje të bisedohet në kuadër të dialogut, të dyja palët duhet të pranojnë për atë”, ka thënë ajo.

Kocijançiq ka shtuar se në Komisionin Evropian janë në dijeni për miratimin e Ligjit për Kombinatin Trepça në Kuvendin e Kosovës.

Politikanët kosovarë tashmë e kanë hedhur poshtë mundësinë që për kombinatin Trepça të bisedohet në kuadër të dialogut të Brukselit, pasi që siç thonë ata, për pasurinë e Kosovës nuk ka çfarë të bisedohet me Serbinë.

Në anën tjetër, Beogradi zyrtar ka kërkuar edhe ndërhyrjen e Kombeve të Bashkuara sa i përket Trepçës, por duket se nuk do të ketë asgjë nga kjo kërkesë.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*