Lajme

BE-ja do marrëveshje për kodin telefonik këtë javë

Bashkimi Evropian po insiston që të zbatohet marrëveshja për kodin shtetëror +383.

Edhe pse që tri ditë me radhë është duke u zhvilluar dialogu në nivel teknik, nuk po mund të gjendet një kompromis.

Ndonëse Prishtina e Beogradi kanë qëndrime diametralisht të kundërta, BE po angazhohet që marrëveshja të finalizohet këtë javë.

Maja Kociançiq, zëdhënëse e BE-së, ka thënë për Tribuna Channel se BE-ja është duke lehtësuar diskutimet mbi zbatimin e marrëveshjes për telekomin.

“BE i bën thirrje të dyja palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në mënyrë që zbatimi i kësaj marrëveshje të finalizohet brenda kësaj javë”, ka qenë e prerë në qëndrim Kociançiq.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*