Lajme

BE afat Beogradit deri të dielën për Prishtinën

Beogradi deri të dielën duhet të deklarohet e pranon ose nuk e pranon propozim marrëveshjen për telekomunikacionin me Prishtinën. Nëse përgjigja është negative, Serbia do të ballafaqohet me bllokadën e evrointegrimeve, transmeton Koha.net.

Siç e interpreton gazeta e Beogradi “Veçernje Novosti” këtë ultimatum, kjo do të thotë që “shteti ynë të heqë dorë nga pasuria e Telekomit në krahinën tonë jugore dhe që shqiptarëve të Kosovës t’iu lihet çdo gjë që në të është investuar gjatë decenieve”.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se Serbia do të përpiqet të marrë vendimin më të mirë në interes të shtetit, por siç ka thënë ai, duke marrë para sysh situatën përgjithshme në rajon:

“Kemi marrëveshjen e gushtit të shkuar, por plani aksionar për fushën e telekomunikacionit është arsye që nuk ka pajtim. Bëhet fjalë për dy pika së s’i pranon pala e Prishtinës, e, është e qartë, as BE. Problemi kryesor është pika 11, që ka të bëjë me pasurinë dhe frikën e Serbisë se ajo mund të interpretohet edhe për pasurinë tjetër “Gazivodën”, Valaçin dhe Trepçën .

Vuçiq ka pranuar se është vështirë të merret vendimi pozitiv ose negativ: Nëse refuzojmë , nuk do të na i hapin negociata, ka thënë ai.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*