Rajoni

BBC: Shqiptarët rrethojnë portin e Bilbaos në Spanjë, për të ikur në Angli (Video)

Deri dje shqiptarët dhe emigrantë të tjerë nga Afganistani, Siria dhe vende të tjera tentonin kalimin për në Angli nga porti Calais në Francë. Tani vendqëndrimi ka ndryshuar.

BBC ka transmetuar një material ku duken dhjetëra shqiptarë që jetojnë në çadra përreth portit të Bilbaos në Spanjë.

Synimi është të fshihen në kamionët që udhëtojnë drejt Anglisë.

Gazetari thotë që janë rreth 70 vetë në çadra, shumica shqiptarë.

Të tjerë jetojnë në kodrat rreth portit, në pritje të një shansi për t’u futur ilegalisht në Angli.

Komentoni