Sport

Bayern Munchen vazhdon marshimin drejt titullit kampion

Bayern Munchen regjistron një tjetër fitore. Kampionët në fuqi të Gjermanisë mposhtën këtë herë në “Allianz Arena”, Kolnin me rezultatin 1-0.

Golin për vendësit e shënoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski, që është i 15-ti për të në këtë sezon.

Pas kësaj fitoreje Bayern kryeson me 38 pikë, 10 më shumë se sa Leipzig në vendin e dytë, dhe vazhdon marshimin drejt titullit kampion.

Ndërkohë ndeshjet e tjera të Bundesligës gjermane përfunduan me këto rezultate:

Hoffenheim- Stuttgart 1-0

Bayern Leverkusen- Werder Bremen 1-0

Hertha Berlin- Hannover 3-1

Schalke 04- Augsburg 3-2

Komentoni