Lajme

Batary: Nga MSA varet perspektiva evropiane e Kosovës

Shefi i Zyrës së Sllovakisë në Kosovës, Lubomir Batary, ka thënë se Kosova ka perspektivë evropiane por do të varet nga suksesi i implementimit të MSA-së.

Ai këtë e tha në Diskutimin Publik me temë “Progresi në Zbatimin e MSA-së: Sfidat në Agjendën Evropiane dhe Reformat në Sundimin e Ligjit”, të organizuar nga Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

“Dëshiroj t’ju përgëzoj për këtë iniciativë që vije nga komisioni parlamentar dhe shoqëria civile. Konkludimi i MSA është një nga rezultatet që Kosova ka arritur, por ky është fillimi i implementimit dhe kërkohen hapa të ri”, tha ai.

Sipas tij, Kosova ka perspektivë evropiane por do të varet nga suksesi i implementimit të MSA-së.

“Përvoja tregon se MSA sjell shumë investime, administratë më të mirë, kërkon punë nga të gjitha palët me interes. Roli i kuvendit është jashtëzakonisht i rëndësishëm kur është fjala për legjislacionin, dhe mbikëqyrjen e zbatimit”, ka thënë ai.

Batary ka thënë se BE dhe Sllovakia do ta përkrahin Kosovën në këtë proces.

“BE dhe Sllovakia do të përkrahin Kosovën në këtë proces. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë përvojën tonë”, theksoi ai.

Batary shtoi se më 9 nëntor Komisioni Evropian do ta paraqes pakon e zgjerimit dhe aty do të flitet edhe për zbatimin e MSA-së.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*