Sport

Basketboll: Një amerikan i vogël ka vendosur të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, thotë kjo federatë është në vlugun e përgatitjeve për kualifikimet historike për Eurobasket 2017.

NEW JERSEY : Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Arben Krasniqi, thotë se është shprehur i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve, por edhe me basketbollistët që i ka në dispozicion tani pas kompletimit.

Duhet theksuar se Kosova ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian do ta luaj kundër Sllovenisë si mysafire më 31 gusht.

Ndërkaq, ndeshjen e dytë Kosova do ta luaj si nikoqire më 3 shtator kundër Ukrainës, kurse më 7 shtator është mysafire e Bullgarisë, derisa më 10 shtator e pret Slloveninë, pastaj udhëton në Ukrainë më 14 shtator dhe ndeshjen e gjashtë e të fundit në kuadër të këtyre kualifikimeve do ta zhvilloj si nikoqire më 17 shtator ndaj Bullgarisë.

Sipas FBK-së, së fundi Kombëtares së Kosovës në Basketboll në përgatitjet e përbashkëta, u është bashkangjitur edhe amerikani, Justin Doellman, basketbollist i klubit me renome evropiane dhe botërore, FC Barcelona.

Doellman, thonë ata ka zbarkuar në Prishtinë, ndërsa menjëherë shkruan FBK ai e ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë me Kombëtaren e Kosovës.

Ndërkaq, stërvitjeve të ekipit, kosovar, u është bashkangjitur edhe një tjetër basketbollist amerikan, dhe, bëhet fjalë për Shawn Jones.

Kështu, pra që krahas lojtarëve vendorë, dhe atyre të sipër përmendur shtëpia e basketbollit kosovar – Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) , mbasi ka natyralizuar edhe një basketbollist të shqiptarë të lindur në Amerikë, e ka thirrur atë së fundi edhe në formacionin bazë të blu-verdhëve, në kuadrin e përgatitjeve për kualifikimet historike për Eurobasket 2017 .

Televizioni më i madh sportiv amerikan ESPN – bënë të ditur se ka intervistuar, basketbollistin shqiptaro amerikan, i cili ka deklaruar se FBK-ja, e ka thirrur atë, duke e marrë nga liga amerikane NCAA, e cila siç dihet, është e dyta më e fortë në SHBA, pas NBA-së legjendare.

Ai quhet Jaren Sina, i lindur 12 mars 1994, në Portugali, dhe është i rritur në Lake Hopatoong- NJ, SHBA, i cili, luan aktualisht për George Washington University, dhe ka rënë dakord për të luajtur tashmë edhe për Kombëtaren e Kosovës, në kualifikimet e Eurobasket 2017.

Vetë Presidenti i FBK, Erolld Belegu, ka njoftuar se përfaqësuesja e Kosovës është forcuar nga basketbollist nga kolegji amerikan liga NCAA, lojtari i mesfushës ( organizator dhe roje pikë) Jaren Sina, lindur dhe i rritur në Shtetet e Bashkuara, por nga prindër shqiptarë.

Belegu, ka shkruar në statusin e FBK në facebook:- “Ekipi Kombëtar i Kosovës, është duke u bërë me një amerikan i lindur kosovar, Jaren Sina, i cili ka pranuar të luajë për Kosovën, duke qenë një vlerë e madhe për ekipin tonë kombëtar”

Kush është Jaren Sina

Jaren Sina- është një basketbollist i ri( një amerikan i vogël) i shquar në moshat e reja të basketbollit amerikan. Deri tani Jaren ka pasur një karrierë mjaft të suksesshme në sportin e basketbollit.

Ai ka luajtur në fillim me Seton Hall nga 2013-15 dhe këtë kampionat pra ligën kombëtare të kolegjeve në SHBA, NCAA, do të luaj për skuadrën e George Washington University.

Në sezonin 2013-14 ,ai luajti për Universitetin Seton Hall, ku ai mesatarisht shënoi 7.0 pikë, me 2.5 kërcime dhe 2.3 asistime.

Si një nga studentët – bassketbollistat më të mirë në NCAA – sesioni 2013-14, ai u emërua në ekipin e përzgjedhur All-Rookie Stars, e Konferencës së Madhe Lindore .

Ëndrra e tij është, që të ketë një karrierë profesionale në NBA ose Evropë dhe që një ditë ai të përfaqësojë edhe një nga dy ekipet e mëdha shqiptare, të Basketbollit, atë të kombëtares së Shqipërisë, ose shtetit më të ri të botës Kosovës. Dëshirë, dhe ëndërr kjo, që më në fund u realizua.

Fëmijëria dhe jeta sportive

Jaren Sina, ka lindur në 12 mars 1994 në (Lisbonë Portugali) dhe është i rritur në Lake Hopatoong- Nju Xhersi, SHBA. Ai ka të dy prindërit shqiptarë Mërgim Sina (trajner basketbolli në SHBA, dhe ish basketbollist profesionit ndërkombëtar) dhe nëna Xhilka (Xhilly) Leka – Sina (ekonomiste), dhe një motër e cila edhe ajo luan basketboll për shkollën e saj.

Babai i Jaren, Mërgimi, ka lindur në Trieste – Itali, dhe në moshën 2 vjeç, ai u vendos së bashku me prindërit e tij, (babain Hashimin dhe dy xhaxhallarët Rasimin dhe Besimin) në New York, SHBA, të cilët ishin arratisur nga Shqipëria, qysh më 1957 gjatë kohës së sundimit komunist, sundimit të Enver Hoxhës.

Ata ishin arratisur duke, u vendosur fillimisht në Maqedoni, trevat shqiptare,(Tetovë dhe Gostivar) dhe më pastaj u transferuan përkohësisht në Prishtinë, Kosovë, deri sa më 1968, ikën dhe erdhën për t’u vendosur përgjithmonë në New York – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtu prindërit e tij, (Mërgimit), i shkolluan të gjithë fëmijët e tyre, i rriten dhe i martuan vetëm me shqiptarë, duke i mësuar të flasin shqip, dhe të mos e harrojnë kurrë Shqipërinë dhe Kosovën,.

Ashtu si tani mbas gjysmë shekulli në emigrim, djali i tyre Mërgimi, ka djalin e tij Jaren Sina, i cili është basketbollisti amerikan – nga NCAA, mirëpo, që do të përfaqësojë Kosovën, për kualifikimet historike për Eurobasket 2017.

ESPN, thotë se Jaren Sina, është një shpërthyes fantastikë, në hedhje dhe në driblim. Vëmendja e tij, është të tërheq kundërshtarin, për të gjetur shokët dhe hapur lojën me lehtësi, dhe ai e bën këtë me shumë vullnet gjatë gjithë lojës.

Mbasi, ka përfunduar një sezon mjaft konkurrent 2015-16, Jaren Sina, tani ka një verë të ngjeshur përpara tij, shkruan ESPN.

“Roja i vogël”, si i thërrasin atij këtu në SHBA, i cili iu bashkua GW pas dy sezoneve në Seton Hall, do të jetë përpara sfidave në dy arenat e basketbollit – një në sezonin e ardhshëm (2016-2017) në NCAA dhe një në kualifikimet për Eurobasket 2017.

Jaren Sina, sipas shtypit amerikan, është i lindur Amerikanë, prindërit dhe gjyshërit Sina, i kanë rrënjët në Shqipëri, duke e frymëzuar atë për t’u bashkuar në korrik, me djemtë kosovar – pra Ekipin Kombëtar të Basketbollit të Kosovës, për përgatitjet për t’u kualifikuar për kampionatin evropian FIBA , këtë muaj gusht.

Në mes të trajnimit për kualifikimin në Eurobasket, ai do të bashkohet me GW për udhëtimin e saj në një turne në Japoni.

Jaren Sina, ka thënë në një intervistë, për të treguar se perse zgjodhi për të luajtur për Kosovën, se trajneri i ekipit kombëtar dhe Presidenti i Federatës së Basketbollit, kishin shprehur interes për të pasur atë në ekipin kombëtar kosovar.

“Gjithë familja ime, është shprehur ai, është nga Shqipëria dhe Kosova, kështu që ne kemi kaq shumë lidhje me rrënjët tona, atje qysh nga gjyshërit e mi dhe gjithë familjen time Sina. Unë e di se Kosova, u bë shtet i pavarur në vitin 2008, mbas një lufte historike, të shqiptarëve, duke u ndarë një herë e përgjithmonë nga sundimi i Serbisë. Di që Shqiptarët, përbëjnë shumicën e popullsisë, më shumë se 97 përqind. Gjithashtu di se familja e madhe Sina, ka shumë të afërt te saj në, Shqipëri, Kosovë, dhe viset shqiptare në Ballkan. Ata të gjithë më përkrahën dhe ndihmuandhe me inspiruan të luaj për Kosovën, tani në një ngjarje të madhe dhe historike për Kosovën dhe popullin e saj,” thotë, Jaren Sina.

Dhe, sqaron :“Së pari ne do të luajmë kundër Sllovenisë, një nder 10 top ekipet në botë që kan dhe yllin e basketbollit Goran Dragiç, i cili luan me Miami Heat, kështu, që unë ndoshta do të luaj kundër tij. Dhe, pastaj do të luajmë ndeshjet e tjera kualifikuese me ekipet e tjera Ukraina dhe Bullgaria.

Jaren Sina, thotë se është duke ndjekur së bashku me të motrën, edhe ajo basketbolliste, me juniorët, traditën e babait të tij – Mërgim Sina, i cili ka qenë një basketbollist profesionit, me një karrierë të gjatë. Mërgimi, thote ai ka luajtur në ligën e parë profesioniste të Basketbollit, në Spanjë, Itali, Portugali, Japoni, Argjentinë, Filipinet dhe ShBA- shumë pak.

“Babai im ka luajtur në ligat profesionale në Evropë për 13 ose 14 sezonet në disa skuadrat e më të fortave të FBIA. Ai është gjithmonë – trajneri dhe inspiruesi, e mësuesi im i jetës.” /Beqir Sina, Nju Jork/

Komentoni