Kosova

Bashkëshortja e kandidatit të AAK’së për Prishtinën: Arbri di ta bëjë krenar secilin

Bashkëshortja e Arbër Vllahiut, Dije Vllahiu pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për të parin e Prishtinës nga radhët e AAK-së ka thënë se Arbëri di ta bëjë krenar e ta ndihmojë secilin. Ajo beson se qytetarët do ta vlerësojnë përpjekjen dhe gatishmërinë e bashkëshortit për të parin e kryeqytetit.

“Nuk po e kërkoj votën sepse e ndjej se qytetarët do ta vlerësojnë përpjekjen, gatishmërinë e aftësinë”, thotë Vllahiu, transmeton Express.

Ky është statusi i plotë i Dije Vllahiut:

Te dashur miq,

Do të tingëlloj gjithmonë subjektive kur flas a shkruaj për njeriun me të cilin kam kaluar më shuimë se një çerek shekulli dhe me të cilin kam ndarë të mirat dhe peshën e jetës bashkë. Së bashku kemi ngritur familjen, kemi rritur e edukuar dy vajzat tona – që bëjnë jetën tonë. Së bashku kemi ecur në jetë, duke u mbështetur në njëri tjetrin dhe duke e përkrahur njëri tjetrin. Së bashku kemi përjetuar rënie e ngritje, të bekuar që kemi familjet tona e fëmijët tanë. Do të jem sërish përkrah njeriut që di ta bëjë krenar secilin, që di ta ndihmojë dhe ta vlerësojë secilin dhe njeriut që është urë e bashkimit. Një jetë e tërë me nder! Do të jemi bashkë për ta ndihmuar qytetarin e Prishtinës që të bëhet pjesë e pandashme e qytetit tonë. Nuk po them urime, sepse e ndjej se Arbëri e sheh si përgjegjësi të madhe. Nuk po e kërkoj votën sepse e ndjej se qytetarët do ta vlerësojnë përpjekjen, gatishmërinë e aftësinë. Po them me fat dhe me shumë dashuri për Prishtinën.

 

Komentoni