Shëndetësia

Barnat që assesi nuk duhet përdorur gjatë shtatzënisë

Ilaçet që përdoren për të trajtuar epilepsinë siç janë sodium valproate, njohur si Epilim, bartin një rrezik prej 10% te shkaktimit të abnormaliteteve tek foshnjat ende pa lindur.

Rreth 20,00 fëmije janë dëmtuar nga medikamentet valporate vetëm në Britani, që nga vitet 1970.

Foshnjat të cilat ekspozohen ndaj këtij ilaçi në mitër kanë 40% më shumë gjasë që të zhvillojnë autizmin, IQ të ulët dhe të meta në të mësuar.

Shqetësues mbetet fakti që një pjesë e madhe e grave nuk janë njoftuar me rreziqet që bartin këto medikamente.

Rreth 70% e grave të anketuara në lidhje me një ilaç te fuqishëm për epilepsi, kane thënë që nuk kanë marrë paralajmërimet për efektet anësore të përdorimi të ilaçit gjatë shtatzënisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Komentoni