Lajme

Barnat nga donacioni amerikan për QKUK-në përfundojnë në barnatore private

Ampulat e llojit Imepinem Cilastatinë në nëntor të vitit kaluar janë dorëzuar në formë donacioni në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës përmes një ceremonie nga organizata amerikane “Project Hope”.

Pa kaluar as tre muaj këto produkte kanë dalë në shitje në barnatore private, shkruan sot Koha Ditore.

Ampulat të cilat janë gjetur në një barnatore në Prishtinë nga Inspektorati Farmaceutik janë identifikuar përmes numrit serik. Seria e këtyre produkteve është identike me serinë e produkteve të donacionit, i cili nga Barnatorja Qendrore e QKUK-së ka përfunduar në disa klinika të ndryshme. Secili produkt që hyn në Kosovë e ka një seri të veçantë identifikimi dhe serinë e njëjtë nuk mund ta kenë dy produkte të ndryshme.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*