Sport

Barcelona heq dorë nga Philippe Coutinho

Barcelona bëri gjithcka këtë merkato vere për të transferuar Philippe Coutinhon, por klubi anglez i refuzoi ofertat e majme të katalanasve.

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, spanjollët nuk do të tentojnë sërish në janar për të blerë Coutinhon.

Braziliani luajti në Ligën e Kampionëve ndaj Sevillas dhe kjo thuhet të jetë arsyeja kryesore, pasi ai nuk mund të luajë më në këtë garë këtë sezon.

Barcelona kështu do të tentojë transferimin e mesfushorit të Nice, Michael Seri, i cili kushton vetëm 40 milionë euro.

Komentoni