Kosova

Banorët e Dardanisë fillojnë të largohen nga banesat

Banorët e lagjes Dardania, kanë filluar të largohen nga banesat e uzurpuara tash e 17 vjet.

Ata po i bartin mobiliet dhe gjësendet personale, pas vendimit të gjykatës Themelore të Prishtinës që këto banesa t’i kthehen Ndërmarrjes Publiko-Banesore.

Gjatë largimit nga banesat, dy persona kanë nisur të konfrontohen me policinë. Ata duke biseduar me zyrtarët policorë për të gjetur një mënyrë që banorët ta zbrazin ndërtesën nëntë katesh në Dardani, u përleshën me zyrtarët policorë.

Komentoni