Kosova

Ballazhi: Kurrfarë logoje nuk është vjedhur, autor i tyre jam unë

Autori i logos së 10 vjetorit të Pavarësisë Zeni Ballazhi i ka quajtur të paqëndrueshme konstatimet se logoja ishte plagjiatë.

Ai në një prononcim për Kosova.info, ka thënë se autor i të dyja logove është ai.

Kjo përgjigje vije një ditë pasi Këshilli Organizativ për Shënimin e 10-Vjetorit të Pavarësisë mori vendim që të anulojë logon e përzgjedhur për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, me arsyetimin se logoja ishte plagjiat. Por më pas u përzgjodh logo e dytë e punuar nga artisti Zeni Ballazhi, nga Maqedonia.

Edhe për këtë logo kanë shpërthyer komente të ndryshme disa prej të cilave me tone kritike kanë thënë se ajo është shumë e ngjashme me logon e Kongresit Tematik të partisë shqiptare në Maqedoni, BDI, e vitit 2015, e ku për autor del ta ketë Zeni Ballazhi.

Ky i fundit ka mohuar të ketë pasur ndonjë plagjiaturë.

“Jam autor i të dyjave dhe nuk mund ta kopjojë vetveten. Unë ia përshtat stilit tim punën time ashtu qysh kërkohet. Me rëndësi është që autorësinë e bartë Zeni Ballazhi”, ka thënë ai. /Kosova.info/

Komentoni