ShowBiz

Balerina shqiptare e “Ballet Theatre of New York”, sfidon edhe modelet (Foto)

Adela Lami është një tjetër vajzë, pjesë e artit, e cila ndodhet në Shqipëri vetëm për të pushuar në plazhet e Jugut.

Ajo tashmë është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për karrierë ndërkombëtare si balerinë.

Ajo tashmë ka një kontratë me kompaninë “Ballet Theatre” në New Yorkut, ndërkohë që njihet si biondja që ka nisur karrierën shumë herët në Akademinë e Yjeve për të qenë më pas një nga solistet e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Për shkak të angazhimeve me këtë kompani, asaj i duhet të udhëtojë shumë, shkruan panorama.

Fotot nga udhëtimet e saj të shpeshta anembanë botës në rrjetet sociale e kanë bërë të njohur, për faktin se ajo bie në sy për luksin dhe stilin e jetës, që do ta ëndërronte çdo artiste.

 

Komentoni