Kulturë

Balerina ruse zbardhë skandalin e heshtur në Teatrin më të njohur botëror

Ish balerina ruse Anastasia Volochkova pohon se Teatri Bolshoi është bërë një “bordello i madh” ku balerinët ofrojnë shërbime seksuale për oligarkët që sponsorizojnë teatrin e famshëm, raporton Kosova.info.

Ajo në vitin 2013, pretendonte të organizohen mbrëmje ku balerinat darkojnë me njerëz të pasur dhe e më pas shkojnë në shtrat me ta. Voloçkova tha se balerinat detyrohet në prostitucion.

“Vajzat në ndërrime thirren nga administratori për të marrë pjesë në këto darka dhe shkojnë deri në fund,” tha ajo.

Asokohe akuzat e saj u kundërshtuan duke u cilësuar si një ekzagjerim.

Megjithatë, zbulimi i abuzimit seksual në Hollivud ka çuar në ortekët e akuzave të ngjashme edhe në meridianët e tjera, dhe tani vëmendjet e mediave i janë kushtuar akuzave të saj të përsëritura.

Në një intervistë, Voloçkova tha se një burrë me një pozitë më të lartë në Bolshoi, të cilin ajo nuk donte t’ia përmendte emrin, kërcënoi që balerinat do të mbesin pa punë nëse refuzonin të merrnin pjesë në këto darka.

Kjo intervistë bëri që komentatorët vendas ta fajësojnë se po rrënon reputacionin e teatrit Bolshoi. Kritikët e saj thanë se ajo në atë mënyrë po hakmerret pasi është pushuar nga puna më 2003 pasi i është shtuar pesha. Jo larg për “Daily Bist” tha se nuk i intereson se kush çka mendon për të dhe vetë pranoi se mori pjesë në një nga këto mbrëmje.

“Daily Bist” ka kontaktuar gjithashtu me aktoren e teatrit rus Anna Pukov, e cila deri diku konfirmoi pretendimet e ish balerinës. Ajo tha se ishte traumatizuar dhe se ka mbetur pa punë pasi nuk pranoi një njeri të fuqishëm – një figurë e shquar në skenën teatrore në Moskë.

“Unë tërë jetën kam dëgjuar si dera në teatër hapet mbi shtrat, por unë nuk dua të besoj atë,” tha ajo.

Shkrimtari rus dramatik Viktor Skenderovich tha se besonte se gjëra të tilla po ndodhnin në Rusi, por se nuk priste një zbardhje të tillë në rrëfime dhe akuzat publike me të tillë që përballet Harvey Weinstein në Hollivud.

“U deshën dekada për aktorët e Hollivudit për të zbuluar sjelljen e Vajnstinit, kështu që nuk është për t’u habitur që në Rusi aktorët heshtin. Do të zhduken posa që flasin. Fakti që abuzimi seksual i aktorëve të rinj nga regjisorët e moshës së mesme me autoritet është bërë normë, një rutinë dhe që askush nuk flet për të është katastrofike”, tha ai. /KI/

Komentoni