Fotogaleri

Balerina me trupin e mbuluar me nishane, babai e fshihte kur ishte fëmijë (Foto)

Një balerinë, që e ka të mbuluar të gjithë trupin me nishane, ka zbuluar sesi babai i saj përpiqej që ta fshihte kur ishte fëmijë, ndërsa tani ka mësuar që ta dojë trupin e saj.

Maria Isabel Olivieri, nga Spanja, është shprehur se ndjehet shumë me fat pavarësisht vështrimeve të njerëzve dhe pyetjeve të pakëndshme për shkak të shenjave në lëkurë. 22-vjeçarja ka bërë 40 operacione për të hequr nishanet në pjesën e pasme të këmbëve pasi i shkaktonin probleme në ecje.

Trupi filloi t’i mbushej me nishane pas lindjes. Babai i saj fajësoi nënën që e lindi me nishane dhe u përpoq që ta fshihte pasi ndjehej i turpëruar ndaj ajo.

Maria është shprehur se ka kalur një fëmijëri të vështirë pasi pjesën më të madhe të kohës e kalonte në spital deri në moshën 13 vjeçare.

Por tani balerina është krenare për trupin e saj dhe është mësuar që ta dojë.

Komentoni