Lajme

Bajrami vlerëson ndihmën e ShBA-së në fushën e arsimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z. Greg Delawie, me të cilin ka biseduar për zhvillimet, proceset dhe reformat në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

Ministri Bajrami , ka vlerësuar ndihmën e vazhdueshme të ShBA-ve për arsimin kosovar përmes organizatave të veta, të cilat edhe janë partnerë të fuqishëm në proceset më të rëndësishme që po zhvillohen në drejtim të ngritjes së cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit .

Gjatë takimit u vlerësuan edhe vendimet afirmative të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për gjithpërfshirjen e komuniteteve joshumicë të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

Ministri ka përmendur ndryshimet që janë duke u bërë në infrastrukturën ligjore, investimet në hapësirat shkollore, avancimin e standardeve për tekstet shkollore, digjitalizimin e shkollave dhe ndihmën që po japin ShBA-të edhe në përgatitjen e kuadrove në universitetet më prestigjioze amerikane.

Ambasadori Delawie ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimi dhe mbështetja amerikane për arsimin në Kosovë në të gjitha nivelet, e sidomos në arsimin e lartë. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*